Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Mitingu i Demokracisë dhe Dëshmorëve në Stamboll, pritet të mblidhen mbi 3 milionë persona

Mitingu i Demokracisë dhe Dëshmorëve në Stamboll, pritet të mblidhen mbi 3 milionë persona
August 07
16:50 2016

“Mitingu i Demokracisë dhe Dëshmorëve” është njoftuar se do të zhvillohet sot në Yenikap të Stambollit, në orën 17:00 sipas orës lokale në Turqi. Ky miting do të transmetohet drejtpërdrejt nga kanali televiziv shtetëror TRT, në 7 gjuhë: turqisht, anglisht, frëngjisht, spanjisht, gjermanisht, rusisht dhe arabisht, përcjell Blitz.al.

Ky miting organizohet 24 ditë pas tentativës për grusht shteti dhe pritet që në të marrin pjesë 3 milionë persona. Mitingu historik realizohet nën kujdesin e Presidencës së Republikës së Turqisë. Autoritetet turke janë shprehur se në kuadër të tij janë marrë masa sigurie të nivelit të lartë.

Burimi: Anadolu Agency

/Blitz.al/

erdogan

Komento