Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Misteri i mbytjes, 10-vjeçari mund t’i ketë dhënë vetë fund jetës?

Misteri i mbytjes, 10-vjeçari mund t’i ketë dhënë vetë fund jetës?
August 31
10:10 2016

Një ditë më parë u bë me dije gjetja e trupit të pajetë të një 10-vjeçari në vendin quajtur “Shenjat e Brezhdanit”, mbi urën e fshatit Muhurr të Dibrës. I mituri I. XH u gjet pas shumë orë kërkimesh nga banorët e tri fshatrave.

Pas lajmit të konfirmuar nga policia dyshohet se fëmija nuk është mbytur teksa po lahej në lumë, por është vetëvrarë qëllimisht për shkak të depresionit dhe traumës. Banorët e fshatit dhe gjyshja e tij bëjnë të ditur se i ati i viktimës së bashku me njerkën e dhunonin atë dhe fëmijët e tjerë të familjes.

Gjyshja e 10-vjeçarit, Hëne Xholeshi, tregon se djali i saj, Shpëtimi, është martuar dy herë dhe nga dy martesat ka 8 fëmijë. Viktima ishte fryt i martesës me gruan e parë, me të cilën është divorcuar. Vetëm tri ditë përpara ngjarjes, 50-vjeçari Shpëtim Xholeshi flitet se e ka shtrirë përtokë të birin 10-vjeçar dhe i ka shkelur kokën me këmbë, shkruan “GSH”.  Por gjyshja 80-vjeçare bën të ditur se edhe njerka e të miturit i dhunon fëmijët.

“Unë jam nusja e dytë e Shpëtim Xholeshit, por ai plehra më bërtet edhe mua. Më thotë ik te nëna jote. Më shan dhe rreh fëmijët. Me të kam 4 fëmijë. Ai na torturon mua dhe fëmijët. Unë nuk i torturoj. Unë i dua, por ai (burri) i torturon më shumë. Kur i them mos t’i prekë fëmijët, Shpëtimi më thotë: “Nuk të pyes ty. Unë i ruaj me bukë. Ti nuk ke punë me fëmijët e mi”. Ai i rreh përditë fëmijët. Pi nëpër lokale dhe bëhet tapë”, – mësohet të ketë dëshmuar njerka e 10-vjeçarit.

Banorët e fshatit ku ndodhi ngjarja i bëjnë apel shtetit që të marrë në mbrojtje fëmijët për shkak se 50-vjeçari Shpëtim Xholeshi është baba diktator dhe i pamëshirshëm. /Blitz.al/

Etiketimet
Shperndaje