Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Mister në Meksikë, Maradona zhduket vetëm disa orë përpara fillimit të kampionatit

Mister në Meksikë, Maradona zhduket vetëm disa orë përpara fillimit të kampionatit
January 04
18:53 2019

Siç raportohet nga Mundo Deportivo, në këto ditë askush nuk e di se ku është Diego Armando Maradona. Ish-kampioni argjentinas është bërë me të vërtetë i padukshëm , në  një situatë që shqetëson shumë udhëheqjen e Dorados.

Ekipi meksikan  i Serisë B , i udhëhequr nga Pibe de Oro, fillon të shtunën kampionatin e tyre dhe prandaj mendohet se mund të fillojë të luajë pa trajnerin e tyre në stol.

Sipas mediave meksikane, avokati i Maradonas , Matias Morla, do të merrej me rinovimin e kontratës së trajnerit por nuk ka  marrë përgjigje. Në Argjentinë, nga ana tjetër, Maradona do të tërbohej për largimin e Luis Islas, bashkëpunëtorit të tij të besuar dhe prandaj ai ka menduar të largohet nga klubi.

Komento
Shperndaje