Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Mirush Kabashi kërkesë kryeministrit: Energji falas për familjet në nevojë!

Mirush Kabashi kërkesë kryeministrit: Energji falas për familjet në nevojë!
March 17
16:41 2016

Nisma “Thurje” ka planifikuar një kërkesë për qeverinë dhe kryeministrin Rama, që të marrin parasysh hartimin e një projektligji për të siguruar energji elektrike falas për familjet në nevojë.

Këtë fushatë e ka mbështetur edhe aktori i mirënjohur Mirush Kabashi, i cili, në një video të shkurtër drejtuar kësaj nisme, është shprehur:

“Së pari, ju falënderoj që më bëni të jap një kontribut për atë pjesë të shoqërisë që, në gjykimin tim, përbën thelbin në implementimin e demokracisë dhe që është fuqizimi i shoqërisë civile, e cila është jashtë ndikimeve të pushtetit dhe partive. Ndërsa për sa u takon kërkesës, kam idenë se jo vetëm duhet të pranohet pa asnjë hezitim, por qeveria duhet të jetë mirënjohëse që bëni një propozim të tillë, i cili i jep shansin asaj të tregojë qoftë edhe një minimum të përgjegjësisë dhe të humanitetit ndaj kësaj shtrese, që duhet të jetë në vëmendjen e të gjithë shoqërisë së civilizuar. Ju faleminderit!”

Një sërë videosh të tjera janë paraqitur në faqen e nismës “Thurje” në Facebook, ku individë të shoqërisë civile japin aprovimin e tyre dhe kërkojnë energji falas për shtresën në nevojë.

Shperndaje