Blitz

 Breaking News

Mirditë, vëlla e motër vriten në derë të shtëpisë

Mirditë, vëlla e motër vriten në derë të shtëpisë
February 25
21:52 2020

Një ngjarje e rëndë të ndodhur në Mirditë mbrëmjen e sotme ku vëlla e motër mbetën të vrarë në derë të shtëpisë.

Sipas policisë ka qenë ish- bashkëshorti i vajzës së ndjerë që ka kryer krimin dhe më pas është larguar nga vendi i ngjarjes.

Informacion paraprak:

Më datë 25.02.2020, në Kodër Rrëshen, Mirditë, rreth orës 20.40, në oborrin e banesës, janë vrarë me armë zjarri shtetasit V.F dhe motra e tij shtetasja E.F.  Nga informacionet e para dyshohet se  janë qëlluar me armë zjarri nga shtetasi F.K nga fshati Zejmen Lezhë, ish bashkëshorti i shtetases E.F, i cili pas krimit është larguar menjehërë nga vendngjarja.

Në drejtim të vendngjarjes kanë shkuar forca të shumta të Policisë dhe Grupi hetimor. Gjithashtu në vendngjarje kanë shkuar forcat speciale  Renea dhe FNSH e Shkodrës. Shërbimet e Policisë  po krehin zonën për të bërë të mundur kapjen dhe arrestimin e autorit.

Share