Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Mirditë – Aksident i rëndë, humb jetën 54-vjeçarja dhe plagosen 2 persona

Mirditë – Aksident i rëndë, humb jetën 54-vjeçarja dhe plagosen 2 persona
October 10
12:36 2018

Një aksident i rëndë ka ndodhur ditën e sotme në Mirditë, ku si pasojë ka humbur jetën një person. Sipas asaj që raporton “Ballkanweb”,  ngjarja ka ndodhur në vendin e quajtur Munaz rreth orës 11:50, ku shtetasi A.P. 47 vjeç, banues në Lezhë, duke drejtuar mjetin tip “Benz” ka humbur kontrollin duke dalë nga rruga.

Për pasojë ka humbur jetën pasagjerja, shtetasja M.P. 54 vjeçe, banuese në Lezhë si dhe janë palgosur 2 pasagjerët e tjerë, shtetasi GJ.P. dhe shtetasja D.P., të cilët ndodhen në spitalin e Rrëshenit nën kujdesin mjekësor.

Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Lezhë, vazhdon hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit. /Blitz.al/

 

Komento
Shperndaje