Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Mirditë, 22 të arrestuar në flagrancë brenda magazinës së drogës

Mirditë, 22 të arrestuar në flagrancë brenda magazinës së drogës
November 03
11:49 2016

Nga Anduena Llabani

Policia e Shtetit vijon operacionet antikanabis për evidentimin dhe goditjen e vendmagazinimit të bimëve narkotike. Finalizohet operacioni i radhës i koduar “Befasia”.

Konstatohet një magazinë si ambient i përshtatur për tharjen e bimëve narkotike Arrestohen në flagrancë 22 shtetas, procedohen në gjendje të lirë 9 shtetas të tjerë. Shpallet në kërkim pronari i magazinës.

Më datë 02.11.2016, nga shërbimet e Drejtorisë Vendore të Policisë Lezhë, në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Mirditë dhe FNSH-në Tiranë, në vijim të punës së pandërprerë për goditjen e veprimtarisë kriminale të prodhimit dhe shitjes së lëndëve narkotike, në bazë të informacioneve të siguruara në rrugë operative, u finalizua me sukses operacioni i koduar “Befasia”.

Si rezultat i tij u arrestuan në flagrancë shtetasit: 1-Altin Ndoj (Cordeanu), 32 vjeç, banues në Kurbin; 2-Jetnor Kaja, 24 vjeç, banues në Lushnje; 3-Leonard Lama, 26 vjeç, banues në Mirditë; 4-Ramo Gaba, 48 vjeç, banues në Gjirokastër; 5-Sokol Lama, 37 vjeç, banues në Mirditë; 6-Vitor Lleshi, 43 vjeç, banues në Lezhë; 7-Ilir Meraj, 40 vjeç, banues në Mirditë; 8-Ded Deda, 33 vjeç, banues në Mirditë; 9-Ermir Capani, 23 vjeç, banues në Kurbin; 10-Fatjon Lama, 20 vjeç, banues në Mirditë; 11-Paulin Prenga, 22 vjeç, banues në Kurbin; 12-Taulant Marena, 25 vjeç, banues në Mirditë; 13-Afrim Bulica, 37 vjeç, banues në Mirditë; 14-Arben Lesaj, 38 vjeç, banues në Lezhë; 15-Gjetë Ndoj, 23 vjeç, banues në Kurbin; 16-Gjovan Ndoj, 47 vjeç, banues në Mirditë; 17-Petrit Prenga, 44 vjeç, banues në Lezhë; 18-Gjon Prenga, 28 vjeç, banues në Mirditë; 19-Ilir Lama, 26 vjeç, banues në Mirditë; 20-Maringlen Gjinaj, 39 vjeç, banues në Lezhë; 21-Erald Zajmi, 24 vjeç, banues në Lushnje; 22-Valentin Simoni, 34 vjeç, banues në Mirditë.

U bë shpallja në kërkim dhe punohet për kapjen e shtetasit K.R. 44 vjeç, banues në Rrëshen – Mirditë. Gjithashtu u referuan materialet hetimore në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Lezhë për procedim në gjendje të lirë për shtetaset: 1-M.K. 50 vjeçe, banuese në Mirditë; 2-R.L. 24 vjeçe, banuese në Mirditë; 3-S.U. 55 vjeçe, banuese në Mirditë; 4-M.N. 46 vjeçe, banuese në Mirditë; 5-M.S. 26 vjeçe, banuese në Mirditë; 6-Xh.M. 16 vjeçe, banuese në Mirditë; 7-V.B. 40 vjeçe, banuese në Mirditë; 8-S.B. 32 vjeçe, banuese në Mirditë; 9-S.M. 23 vjeçe, banuese në Mirditë.

Në një magazinë në pronësi të shtetasit K.R. tek ish-Grumbullimi, në dalje të Rrëshenit – Mirditë, gjatë kontrollit u konstatua një sasi e madhe bimësh narkotike e dyshuar Cannabis Sattiva në proces tharjeje dhe përpunimi. Vazhdojnë veprimet për peshimin dhe asgjësimin e plotë të saj. Në momentin e kontrollit janë kapur në kushtet e flagrancës brenda magazinës, duke punuar, shtetasit e mësipërm. Veprat penale në ngarkim të këtyre shtetasve, “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”; “Grupi i strukturuar kriminal”,  parashikohen nga Nenet 283/2 e 333/a të Kodit Penal./Blitz.al/

Komento
Shperndaje