Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Miratohet “Vettingu”, më 30 gusht do të mbahet seanca plenare

Miratohet “Vettingu”, më 30 gusht do të mbahet seanca plenare
August 23
19:53 2016

Deputeti i PS Taulant Balla ka deklaruar se me 30 gusht do të mbahet seanca plenare për miratimin e projektligjit për “Vettingun” , i cili është pjesë e paketës për Reformën në Drejtësi.

Sot, Komisioni për Reformën në Drejtësi miratoi me votat e maxhorancës projektligjin për “Vettingun”. Në komision ka qenë e pranishme edhe opozita por nuk ka pranuar të votojë.

Deputeti i PS, Pandeli Majko ka thënë se projektligji u miratuar me konsensus të maxhorancës pavarsisht se opozita nuk votoi. Ndërkohë që nënkryetari i Komisionit për Reformën në Drejtësi, Oerd Bylykbashi ka thënë se miratimi i projektligjit për “Vettingun” ishte antikushtetues./Blitz.al/

Komento
Shperndaje