Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Miratohet rezoluta për Shqipërinë, PE: Problem korrupsioni

Miratohet rezoluta për Shqipërinë, PE: Problem korrupsioni
March 22
16:43 2016

Komisioni i Jashtëm i Parlamentit Europian ka miratuar rezolutën për Shqipërinë, ku thuhet se vendi ka bërë përmirësime sa u takon reformave që ka ndërmarrë, por mbetet ende problem korrupsioni. Në rezolutë thuhet se nëse Shqipëria synon nisjen e negociatave, duhet të intensifikojë përpjekjet në fushat kyçe, si: drejtësia, krimi i organizuar, lufta kundër korrupsionit, administrata publike.

“Komisioni i Jashtëm i Parlamentit Europian mbetet i shqetësuar për zgjerimin e korrupsionit në arsim, shëndetësi, drejtësi dhe disa fusha të tjera. Shqetësim përbën edhe përhapja e vetëcensurës mes gazetarëve, të cilët ka raste që edhe pengohen fizikisht për ndjekjen e ngjarjeve specifike, sulmohen ose kërcënohen për shkak të punës së tyre”, – lexohet ndër të tjera në faqen zyrtare të PE-së.

Rezoluta për Shqipërinë, e cila u aprovua me 47 vota pro, 3 kundër, 4 abstenime, mirëpret angazhimin e Shqipërisë në luftën kundër terrorizmit dhe e përshëndet vendin tonë për marrjen e masave për të parandaluar radikalizmin.

Komento
Etiketimet
Shperndaje