Blitz | Kliko dhe Informohu

 Breaking News

Miratohet Projektligji/ Nga 1 janari të gjitha lojërat e fatit të mbyllura

Miratohet Projektligji/ Nga 1 janari të gjitha lojërat e fatit të mbyllura
October 23
18:52 2018

Ka qenë Komisioni i Ekonomisë i cili ka miratuar ndryshmet në ligjin për “Lojërat e Fatit” i cili lejon mbylljen e aktiviteteve të kazinove dhe basteve pas 31 dhjetorit. Për të dhënë sqarimet përkatëse ishte i ftuar  Ministri i Financave dhe i Ekonomisë, Arben Ahmetaj i cili ka sqaruar të gjitha paqartësit në lidhje me këtë ligj.

Ky ligj është votuar vetëm nga përfaqësuesit e maxhorancës, sepse opozita nuk mori pjesë në Komision. Kryetari i Komisionit Erjon Braçe në fjalën e tij tha se ky ligj mund të hyjë menjëherë në fuqi, pasi për këtë nuk ka patur asnjë rezervë nga Presidenti Ilir Meta.

Por Ministri i Ekonomisë dhe Financave Arben Ahmetaj deklaroi se nuk ka kthim prapa, por 31 dhjetori është afati i fundit për ekzistencën e tyre.

Ai gjithashtu shtoi se maxhornaca ka sjellë një ligj që mbyll bastet sportive, sallat e bingos, lojërat e fatit online. Ministri vuri në dukje se disa kompani kanë bërë reklamime kundër ligjit. Ai tha se administrata tatimore do të jetë përballë një sfide për të mbledhur  të gjitha detyrimet e subjekteve duke shtuar se ekonomia që gjenerojnë lojerat e fatit nuk është fare në interesin e qeverisë shqiptare.

/Blitz.al/

 

 

Share