Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Miratohet ligji i Vetting-ut, PD bojkoton votimin

Miratohet ligji i Vetting-ut, PD bojkoton votimin
August 23
16:04 2016

Komisioni i Reformës në Drejtësi ka miratuar në parim draftin e ligjit të “Vetting”-ut të paraqitur nga ERALIUS, i cili do të ketë për qëllim kontrollimin e gjyqtarëve dhe prokurorëve. Në mbledhje, anëtarët e komisionit u njohën me propozimet e ekspertëve lidhur me vërejtjet e OPDAT dhe ERALIUS.

Përfaqësuesit e Partisë Demokratike ishin të pranishëm në mbledhje, por nuk morrën pjesë në votim. Bëhet fjalë për 4 parime, që kanë të bëjnë me afatet, institucionet, rolin e vëzhguesve ndërkombëtarë, rolin e bashkëpunëtorëve të drejtësisë, të cilat ndajnë në qëndrime misionin EURALIUS dhe opozitën.

Sipas opozitës, këto parime që do të përkthehen në ligjin e Vetting-ut, janë të nevojshme për kthimin e besimit tek drejtësia. Në draftin e paraqitur nga PD vihet re që janë shtuar 22 nene. PD argumenton se versioni i saj mbështetet në argumente, sugjerime dhe vërejtje të depozituara më 1 gusht në Komisionin e Posacëm.

Pas mbledhjes së Komisionit të Reformës në Drejtësi, pritet që në orën 18:00 të mblidhet Konferenca e Kryetarëve që do të vendosë datën  se kur do të thirret seanca e parë e sesionit të ri brenda këtij muaji,e cila do të mundësojë miratimin e ligjit të Vetting-ut. /Blitz.al/

Etiketimet
Shperndaje