Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Miratohet ligji i duhanit në Mal të Zi, gjobat arrijnë deri në 20 mijë €

Miratohet ligji i duhanit në Mal të Zi, gjobat arrijnë deri në 20 mijë €
August 15
08:44 2019

Në Malin e Zi hyri të mërkurën në fuqi ligji për kufizimin e përdorimit të produkteve të duhanit në mjedise të mbyllura. Për të gjithë ata që do ta shkelin këtë ligj gjoba e parashikuar arrin deri në 20 000 euro.

Sipas Ballkanweb, Ligji me të cilin ndalohet përdorimi i produkteve të duhanit në hapësira publike të mbyllura, përveçse në kazino, u miratua në mënyrë unanime më 31 korrik.

Me ligjin e ri nuk lejohet pirja e duhanit në çfarëdo lloj hapësire ose në zonat ku konsumohet ushqim dhe pije./blitz.al

Komento
Shperndaje