Blitz | Kliko dhe Informohu

 Breaking News

Ministrja Shahini në konferencë për mediat: Pezullohet mësimi në qarqet e Durrësit, Tiranës dhe Lezhës

Ministrja Shahini në konferencë për mediat: Pezullohet mësimi në qarqet e Durrësit, Tiranës dhe Lezhës
December 01
12:32 2019

Është pezulluar mësimi për nxënësit në qarqet e Durrësit, Tiranës dhe Lezhës. Njoftimi zyrtar u bë nga Ministrja e Arsimit, Besa Shahini në një konferencë të paralajmëruar për mediat.

Në Durrës, i cili është dhe qyteti më i prekur nga tërmeti, mësimi është pezulluar deri në datën 9 dhjetor, ndërsa në dy qarqet e tjera deri në datën 5 dhjetor.

Deklarata e plotë e Besa Shahinit:

Sot me propozimin tim u mor vendim që në qarkun e Durrësit, pra Durrës, Krujë, Shijak deri në 9 dhjetor pezullohet mësimi. Në qarqet Tiranë, Vorë, Kamëz, Kavajë, Rrogozhinë, në qarkun e Lezhës, Kurbin, Mirditë deri në datë 5 dhjetor, por ruajmë mundësinë që ta shtyjmë edhe për disa ditë të tjera nëse nuk jemi të sigurt që shkollat janë në gjendje të duhur. Do e bëjmë njoftimin me datën 4 dhjetor. Mësimi fillon normalisht në të gjitha qarqet e tjera. Në qarkun e Elbasanit në dy shkolla ka dëmtime të vogla  dhe nxënësit do të transportohen në shkollat e afërta dhe do rifillojnë mësimin.”

Ministrja pohoi se në qarkun e Durrësit janë dëmtuar 26 shkolla, ndërkohë që është bërë një plan për zhvendosjen e nxënësve në institucione që nuk janë të dëmtuara, ndërkohë të mbyllura do të jenë edhe kopshtet dhe çerdhet. /Blitz.al/

Burimi: Ora News

Share