Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Ministrja norvegjeze përjeton një moment si refugjate, rrjetet sociale e ironizojnë

April 22
10:07 2016

Komentohet buzëqeshja e ministres si paradoks

Komentohet buzëqeshja e ministres si paradoks
Picture 1 of 2

Sylvi Listhaug është ministrja e Norvegjisë për Integrimin dhe Emigrimin, e cila i përket Partisë Progresive të Djathtë. Ajo është e para që e mban këtë pozicion që prej themelimit të ministrisë në muajin dhjetor.

Duke u sensibilizuar me çështjen e refugjatëve, Sylvi Listhaug mori iniciativën të vishte një kostum portokalli shpëtimi dhe të kalonte një eksperiencë duke notuar në ujërat e detit Mesdhe për të përjetuar dramën e refugjatëve.

Ajo notoi për në ishullin grek Lesbos për t’u familjarizuar me kushtet me të cilat përballet refugjatëve  gjatë kalimit nga një vend në tjetrin. Ministrja gjithashtu improvizoi edhe skenën e shpëtimit nga autoritetet norvegjeze, njësoj sikur të ishte një refugjate.

Por edhe pse kjo iniciativë e saj u mendua fillimisht të ishte një gjest sensibilizimi dhe afrimi me ndjesitë që përjetojnë refugjatët, e kundërta u pasqyrua nëpër komentet dhe reagimet e njerëzve nëpër rrjete sociale. Këta të fundit jo vetëm që nuk e pëlqyen veprimin e ministres, që sipas tyre ishte fals, por edhe e ironizuan duke krijuar foto qesharake me këtë veprim të sajin.

Vetë Listhaug kur përfundoi misionin u shpreh: “Kurrsesi nuk mund të arrija të përjetoja të njëjtën gjë si refugjatët, por mund ta shihja botën nga perspektiva e tyre, kuptova se si është të qëndrosh në ujë për një kohë të gjatë për të gjetur udhën e për mos ndarë sytë nga ndonjë ekip shpëtimi…”.

Ajo gjithashtu pranoi se refugjatët nuk notojnë duke përdorur një veshje shpëtimi sikurse bëri ajo, prandaj as nuk mund të krahasohet. Megjithatë, siç tha edhe ajo vetë: “Unë u përpoqa!”

Edhe pas këtyre deklaratave, rrjetet sociale nuk kanë ndalur së ironizuari ministren se gjithçka ajo bëri ishte një teatër i panevojshëm.

Karin Andersen, nga Partia Socialiste, i sugjeroi ministres që fillimisht të hapte dritaren e shtëpisë dhe të shikonte se ç’do të thotë të jesh i pastrehë. Më pas, në mënyrë qesharake, të tjerë reaguan duke i sugjeruar Listhaug të krijonte situata të ngjashme, si: “Mbyll sytë të kuptosh si jeton një i verbër!” apo “Ulu në karrige për 5 minuta të kuptosh si jeton një i paralizuar”.

 

Komento
Etiketimet
Shperndaje