Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Ministrja Lindita Nikolla flet për herë të parë për Mirelën dhe incidentin e salcës

Ministrja Lindita Nikolla flet për herë të parë për Mirelën dhe incidentin e salcës
November 22
23:03 2016

Ministrja e Arsimit, Lindita Nikolla, ka qenë e ftuar në “Studio e hapur” në News 24 me gazetaren Eni Vasili për të folur rreth incidentit të ndotjes me salcë nga një studente me emrin Mirela, që u bë kryefjala e lajmeve vetëm para pak ditësh.

“Nuk kam asnjë dëshirë për të komentuar protestuesit. Ka ikur koha kur protestuesit linçoheshin, pushoheshin nga puna, madje edhe vriteshin në bulevard. Mirelën do ta shoqërojë ky gabim, herët a vonë do ta kuptojë që ka bërë një faj. Faji jo vetëm që derdhi në kokën time salcën, por besoj se është përfshirë në një grupim politik që nuk ka lidhje me vlerat e demokracisë, lirisë. Veprimet anarkiste nuk janë ato që ne duam. Ngjarja ishte aty, në sytë e të gjithëve. Unë e përjetova “live””,– ka thënë ministrja.

Më poshtë portali “Balkanweb” ka zbardhur të gjithë intervistën e ministres në lidhje me incidentin.

Çfarë ndjetë?
-Shihet në pamje përjetimi im. Një mikeshë e imja më kujtoi diçka. Më dha një përgjigje të Clinton kur e pyetën se si ndihet pas sulmeve të tilla, përgjigjja e saj është: “Nuk e përjetoj personalisht, por shumë seriozisht”, për të reflektuar, për të parë se cilat janë kërkesat.

Kishit sinjalizime?
-Jo, absolutisht. Kam dëgjuar edhe ata që thanë 10 njerëz që ishin përgatitur. U them atyre dhe kujtdo tjetër, gjëja më e lehtë është të veprosh mbi ministren e Arsimit. Unë prej 2 vjetësh nuk kam as shoqërues. Madje kam ecur edhe një pjesë rruge se makinën e lashë larg. Ta tejkalojmë. E përsëris edhe njëherë jo personalisht, shumë seriozisht.

I kam dëgjuar me vëmendje, edhe pse nuk kanë kërkuar takim, por nuk ka pasur një komunikim të munguar me këtë grup. Kishin një lloj dëshire rinore për t’u përshfaqur në këto pamje heroike.

Nuk e kanë lexuar ligjin e arsimit të lartë, nuk kanë lidhje. Nuk kanë lidhje me universitetin, vetëm emrin kanë. Janë shumë larg zgjidhjeve që kërkon sistemi arsimor.

E keni parë videon?
-Jo, nuk kam të tilla dëshira për të parë të tilla skena. Në moshën e asaj vajze kam vajzën time.

Çfarë ju tha vajza?
-Nuk ka pasur përjetime kaq të dhimbshme. U shqetësua mamaja e moshuar, sigurisht.

Çfarë tha mamaja?
-Mamasë iu afrova kur më përqafoi, i thashë se jam bërë më shijshme se kam edhe shijen e salcës.

E kuptuat në momentin e parë se çfarë ishte lënda?
-Nuk e kuptova se çfarë ishte, por di që jam çuar fare normalisht, kam ecur qetësisht për në shtëpi, bëra dushin e nevojshëm dhe jam rikthyer në takimin për diplomimin e studentëve të Fakultetit Juridik. Unë jam sot 50 vjeçe dhe jeta nuk ka qenë aq e drejtë as me ne.

Çfarë mendoni për gjakftohtësinë e saj?
-Ishte një nga gabimet e jetës së saj. Edhe falë mediave është heroina e ditës…

A e ndatë me kryeministrin këtë gjë?
-Unë nuk bëj shumë komente. Kryeministri e ka ndjekur, falë edhe televizionit tuaj, ju e keni transmetuar. Jemi takuar direkt në ceremoninë e diplomimit. Po bëhet debat për këtë ngjarje.

Çfarë mendoni për këto lloj protestash?
-Nëse më pyet si qytetare, këto nuk janë mënyrat se si të protestosh. Me ato mënyra që unë mendoj që janë demokratike. Janë mënyra jo të pëlqyeshme, ca më shumë në një moshë universiteti. Janë mënyrë protestash.

Ju thatë se bën pjesë në një lëvizje ideologjike…
-Është një lëvizje kthim pas në totalitarizëm, Shqipëria i ka kaluar këto faza. Ishte e trishtë që dëgjoja një pedagog të universitetit të Tiranës që thoshte se është një lëvizje që do të vazhdojë. Se do vijojnë më tej me personazhe të tjera. Në rastin e ligjit të ri për arsimin e lartë më duket e tepërt që të pretendosh se ka munguar komunikimi me ministren e Arsimit, pasi është një proces që ka zgjatur në kohë.

Nuk na kanë dëgjuar, thonë ata…
-Ata ashtu thonë. Dhe në insertin që ju thatë transmetuar se tarifat rriten. Kjo është e pavërtetë.

Ç’mendoni për ata që thonë: Po s’u bë qameti për këtë akt?
-Mendoj seriozisht, reflektoj se pse njerëzit mendojnë kështu. Nëse binden se jemi në rrugën e duhur. Por ka edhe të tjerë që nuk mendojnë kështu. Kjo përkthehet në vendosmëri.

Për ta përmbyllur, nëse vajza juaj s’do kishte para që të vazhdonte masterin, si Mirela, mendoni se kjo lëvizje e justifikon gjestin?
-Jo, nuk mendoj kështu, si qytetare. Nuk ka privim nga e drejta e arsimit dhe s’ka pikën e lidhjes me ligjin e ri të arsimit të lartë. Me Mirelën nuk ka pasur asnjë ndikim. Ka filluar masterin. Rezulton se ajo nuk ka përcjellë asnjë shqetësim për pagesën e masterit. Pastaj, në lidhje me pamundësinë për veshje në ligjin e arsimit të lartë nuk lidhje fare. Është viti i parë kur institucionet e arsimit të lartë kanë përcaktuar tarifat dhe ato s’janë rritur. Ligji i vjetër mundësonte një bursë.

Mirela i dinte të gjitha… këtë thoni ju?
-Unë nuk di se ç’dinte Mirela. Unë di të them se çfarë ka pasur ligji i vjetër.

/Blitz.al/

 

Komento
Shperndaje