Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Ministrja e Inovacionit: Për herë të parë, Call Center për qytetarët

Ministrja e Inovacionit: Për herë të parë, Call Center për qytetarët
October 07
17:56 2016

Ministrja e Inovacionit, Milena Harito, ka bërë të ditur nismën më të re në shërbim të qytetarëve. Bëhet fjalë për një Call Center, që do të shërbejë për t’u ofruar qytetarëve të gjithë informacionin e nevojshëm për marrjen e një shërbimi.

11800 është numri që vihet në dispozicion të qytetarëve me qëllim shmangien e radhëve dhe korrupsionin nëpër sportele. Në këtë numër kontakti do të ofrohet informacion për 400 shërbime nga 1400 që janë në total.

“Është hera e parë që hapet një numër kombëtar, 11800 për shërbimet publike. Pse e bëmë këtë gjë? Ne kemi filluar një reformë shumë të thellë të shërbimeve publike në sportel. Jemi të ndërgjegjshëm se ka shumë vështirësi në marrjen e shërbimit, ka vonesa, ka korrupsion dhe për këtë arsye kemi filluar këtë reformë”, – është shprehur ministrja. /Blitz.al/

Komento
Etiketimet
Shperndaje