Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Ministria Punëve të Jashtme: “Nuk rezultojnë shqiptarë të lënduar në Nice!”

Ministria Punëve të Jashtme: “Nuk rezultojnë shqiptarë të lënduar në Nice!”
July 15
09:56 2016

Ministria e Punëve të Jashtme ka raportuar mëngjesin e sotëm se në sulmin terrorist në Nice nuk rezulton asnjë shtetas shqiptar që të ketë humbur jetën.

Megjithatë, duke qenë se situata mbetet emergjente, Ambasada shqiptare në Paris ka vënë në dispozicion këtë numër kontakti: 0033-1472331051 për t’i ardhur në ndihmë të gjithë shtetasve shqiptarë që jetojnë aty, për çdo pyetje dhe informacion që ata kanë.

Së fundi,  Ministria e Punëve të Jashtme e ka dënuar sulmin në Nice dhe shpreh mbështetje maksimale për Francën duke i qëndruar pranë në këtë situatë të vështirë.

Shperndaje