Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Ministria e Shëndetësisë: Basha gënjeu, Beqaj e ka paditur në Prokurori

Ministria e Shëndetësisë: Basha gënjeu, Beqaj e ka paditur në Prokurori
May 06
16:06 2016

Ministria e Shëndetësisë në një reagim zyrtar të saj, ka përgënjeshtruar deklaratën e kreut të Partisë Demokratike mbrëmjen e djeshme në  “Opinion” se ministri i Shëndetësisë nuk ka ngritur padi ndaj tij.

“I ftuar dje në emisionin “Opinion” në TV Klan, Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, siç e ka bërë tashmë zakon në çdo dalje publike, gënjeu paturpësisht shqiptarët duke mohuar faktin që ministri i Shëndetësisë ka ngritur një padi të re për shpifje ndaj kreut të opozitës, pas bishtnimit që ky i fundit i bëri, si përherë me ‘procedurë’, padisë së parë”- ka bërë të ditur  ministria e Shëndetësisë.

Në njoftimin zyrtar është bashkangjitur dhe një kopje e padisë që ministri Beqaj ka depozituar më 22 shkurt të këtij viti në Prokurori ndaj Lulzim Bashës. Në mbyllje të deklaratës zyrtare, citohet  se “përpjekjet dhe shpifjet e opozitës nuk do arrijnë të ndalin misionin dhe reformimin rrënjësor që ministria ka ndërrmarrë  dhe rilindjen nga katastrofa ku PD-ja e kishte katandisur shëndetësinë .”

Komento