Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Ministria e Greqisë reagon ndaj banderolës së tifozave shqiptarë: “Provokim, të hetohet nga UEFA”

Ministria e Greqisë reagon ndaj banderolës së tifozave shqiptarë: “Provokim, të hetohet nga UEFA”
June 11
21:13 2016

Ndeshja e sotme Shqipëri –Zvicër na ka mbajtur të gozhduar pas ekranit edhe pse në fund kombëtarja jonë u mund me rezultatin 1 me 0. Përveç reagimeve pozitive dhe kurajon e dhënë nga UEFA, një reagim i ashpër ka ardhur nga Ministria e Jashtme e Greqisë për një banderolë të shpalosur nga tifozët kuq e zi në ndeshjen e sotme.

Në një njoftim për shtyp të ministrisë thuhet se ata dënojnë në mënyrë të ashpër përdorimin e banderolave dhe simboleve provokuese. Athina u ka kërkuar autoriteteve përkatëse të UEFA-s që të hetojnë lidhur me mënyrën se si kjo banderolë, mbi të cilën shkruhej “ Greqia është e fajtore, mbani mend gjenocidin ndaj Çamërisë me 100.000 viktima shqiptarë”.” ,është futur në ambjentet e stadiumit.

“Janë pikërisht këto organizma, që kanë përgjegjësinë për të penguar futjen në stadiume të banderolave dhe simboleve ekstremiste që provokojnë reagime nga vendet pjesëmarrëse”, shkruhet në komunikatë.

UEFA e ndalon kategorikisht praninë e parullave politike në stadium gjatë ndeshjeve. Çështja në fjalë pritet të gjykohet nga komisioni disiplinor përkatës.

Shperndaje