Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Ministria e Brendshme: “Nga sot, ky është numri ku duhet të telefononi për çdo emergjencë!”

Ministria e Brendshme: “Nga sot, ky është numri ku duhet të telefononi për çdo emergjencë!”
June 07
18:07 2016

Sot, Ministria e Punëve të Brendshme ka vënë në zbatim një reformë të re.  Ministri i Punëve të Brendshme, Saimir Tahiri, në Panairin e Policisë të Shtetit ka prezantuar numrin 112 për emergjencat. Për të telefonuar për gjendjet emergjente nuk do t’ju duhen më të gjithë numrat e mundshëm, të cilët jo gjithmonë përgjigjeshin. Por mjafton të telefononi në 112 edhe në qoftë se kërkoni zjarrfikësen, policinë, qendrat shëndetësore dhe çdo gjë tjetër do ta gjeni ndihmën vetëm në këtë numër.

“Nuk janë të paktë ata që kanë telefonuar numrat e emergjencës dhe ndonjëherë nuk kanë marrë përgjigje. Unë vetë kam marrë shumë ankesa. Kjo është arsyeja pse ne sot bëjmë shpalljen e një reforme themelore. Pra, nëse sot je një qytetar në Tiranë, në rast emergjence nuk ke pse telefonon më disa numra. Ke vetëm një numër. Dhe ky është numri 112”,- tha ministri Tahiri.

Është një sistem i dixhitalizuar, i cili do të regjistrojë si provë telefonatat e qytetarit, reagimin e punonjësve të policisë, vendndodhjen e qytetarit për të identifikuar patrullën më të përafërt që do të verifikojë dhe zgjidhë problemin. Duke filluar që nga dita e sotme, numri i emergjencës do të jetë vetëm një. Nuk do të ketë më numra të ndarë sipas sektorëve. Reforma do të fillojë që nga kryeqyteti dhe do të shtrihet në të gjitha qarqet.

Komento
Etiketimet
Shperndaje