Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Ministria e Brendshme ka një njoftim të rëndësishëm në lidhje me aplikimin për kartat e identitetit

Ministria e Brendshme ka një njoftim të rëndësishëm në lidhje me aplikimin për kartat e identitetit
January 12
12:31 2019

Siç e keni mësuar dhe më parë, shumë nga mjetet e identifikimit të qytetarëve shqiptarë skadojnë këtë vit, sidomos kartat ID. Për këtë arsye Minsitria e Brendshme me anë të një njoftimi në faqen e saj zyrtare lajmëron se Drejtoria e Përgjithshme e Gjendjes Civile, për shkak dhe të fluksit të aplikimeve ka urdhëruar hapjen e zyrave në Tiranë edhe ditën e shtunë, datë 12 janar 2019.

Ja njoftimi i plotë zyrtar:

“Drejtoria e Përgjithshme e Gjendjes Civile, për shkak të fluksit të aplikimeve për karta ID, ka urdhëruar hapjen e gjithë zyrave të aplikimit për Tiranën edhe ditën e shtunë, datë 12 Janar 2019. Hapja e zyrave edhe në fundjavë, është një mundësi më shumë për gjithë të punësuarit që nuk e kanë të mundur të kryejnë përtëritjen e dokumentit gjatë javës, për shkak të angazhimit në punë. Ministria e Brendshme fton çdo qytetar të verifikojë skadencën e kartës ID dhe të mos e lërë për ditën e fundit aplikimin!”

Ky proçes është i rëndësishëm për shkak se këtë vit janë dhe zgjedhjet lokale dhe pa një mjet identifikimi nuk mund të votohet. /Blitz.al/

Komento
Shperndaje