Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Ministria e Brendshme – 10 gjyqtarëve: Dorëzoni armët. Ja emrat

Ministria e Brendshme – 10 gjyqtarëve: Dorëzoni armët. Ja emrat
April 01
15:52 2016

Ministria e Punëve të Brendshme u ka kërkuar dhjetë gjyqtarëve që të dorëzojnë armët, pasi nuk janë përfitues të mbajtjes së armës pa leje, referuar ligjit të ri “Për armët”. Kërkesa për 10 gjyqtarët e Rrethit Gjyqësor Tiranë është bërë fillimisht nga Komisariati Nr.2, ndërkaq Ministria e Brendshme u ka lënë 10 ditë kohë për dorëzimin e tyre.

Prej disa ditësh, Ministria e Brendshme ka nisur letra të personalizuara për personat që mbajnë armë dhe më pas të procedohet për pajisjen sërish të tyre në bazë të procedurave të reja, në rast se ndihen të rrezikuar dhe policia e merr në konsideratë kërkesën e tyre.

Ja cilët janë gjyqtarët që iu kërkua dorëzimi i armëve:

Artan Zeneli
Marin Doda
Përparim Kozeli
Gentjan Çela
Dritan Broci
Kreshnik Omari
Majlinda Data
Alkelina Metushi
Sokol Tona

Komento