Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Ministri Tahiri: Shqipëria, gati të ndihmojë në çështjen e refugjatëve

Ministri Tahiri: Shqipëria, gati të ndihmojë në çështjen e refugjatëve
March 18
13:56 2016

Në një takim me komisionerin e BE-së për Migracionin e Çështjet e Brendshme, Dimitris Avramopoulos, ministri i Brendshëm Saimir Tahiri është shprehur se Shqipëria është e gatshme të ndihmojë sa i përket çështjes së refugjatëve.

Tahiri ka thënë se Shqipëria, si çdo vend evropian, ka detyrat e saj dhe duhet të mbajë përgjegjësi. Ky problem që ka prekur globin nuk mund të zgjidhet pa bashkëpunimin e sa më shumë vendeve. Ministri është shprehur se së bashku me komisionerin kanë folur për mundësinë e një fluksi refugjatësh në Shqipëri, ku të ketë në fillim një koordinim për sa i përket shkëmbimit të informacionit me vendet e tjera dhe më pas ngritjen e strukturave për pritjen e refugjatëve.

Komisioneri Avramopoulos mendon se nuk do të ketë fluks emigrantësh në Shqipëri, por gjithsesi duhet qëndruar gati dhe të përgatitur në rast surprizash. Ai gjithashtu shtoi se Shqipëria ka mbështetjen e BE-së për gjithçka në lidhje me refugjatët.

Komento
Etiketimet
Shperndaje