Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Ministri Tahiri: Qytetarë, nëse keni armë pa leje, dorëzojini menjëherë!

Ministri Tahiri: Qytetarë, nëse keni armë pa leje, dorëzojini menjëherë!
November 15
10:48 2016

Ministri i Brendshëm, Saimir Tahiri, u ka bërë thirrje të gjithë qytetarëve në territorin e Shqipërisë të cilët disponojnë armë të paligjshme t’i dorëzojnë ato menjëherë. Kjo fushatë ka nisur sepse mbi 10 mijë qytetarë kanë humbur jetën që nga viti 1997.

“Do të nisim fushatë për mbledhjen e armëve pa leje. Duhet të dorëzohen armët e paligjshme, pasi janë një problem për shoqërinë. Ato kanë marrë jetën e shumë personave. 10 mijë qytetarë janë plagosur apo vrarë nga armët e 1997-s, ndaj duhet të jemi sa më afër dijes dhe kulturës” ,– ka thënë ministri Tahiri. /Blitz.al/

Komento
Shperndaje