Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Ministri Tahiri “në vend të babait”, shoqëron në shkollë djalin e policit të vrarë

Ministri Tahiri “në vend të babait”, shoqëron në shkollë djalin e policit të vrarë
September 13
11:58 2016

Duke qenë se është dita e parë e shkollës dhe zakonisht në këtë ditë të gjithë fëmijët preferojnë të shoqërohen në shkollë nga prindërit e tyre, ministri Saimir Tahiri ka vendosur të surprizojë djalin e policit të ndjerë, Ardian Kodra, duke u kthyer kështu në “babain e tij” për sot.

Bashkë me ministrin kanë qenë edhe miq të Ardian Kodrës, kolegë të FNSH-së së Shkodrës, të cilët kanë qenë të pranishëm në ditën e parë të shkollës për djalin e mikut të tyre, që humbi jetën në krye të detyrës.

Ky gjest e ka emocionuar Suardin, i cili është vënë re me lot në sy. /Blitz.al/

Shperndaje