Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Ministri Tahiri: Jemi të përgatitur për emergjencat e refugjatëve

Ministri Tahiri: Jemi të përgatitur për emergjencat e refugjatëve
March 23
11:00 2016

Ministri Tahiri, në një takim me një pjesë të policisë, ka konfirmuar edhe njëherë, në lidhje me një fluks të mundshëm emigrantësh nga jugu, se Shqipëria është e sigurt dhe i ka marrë të gjitha masat ndaj nuk duhet pasur frikë për një kalim të mundshëm terroristi në tokat shqiptare.

Gjatë mbledhjes së Komisionit të Sigurisë Kombëtare, Tahiri gjithashtu tha se do të donte të kishte mundësi jo vetëm të solidarizohej, por edhe të kontribuonte për ngjarjet e Brukselit, por kapacitetet e Shqipërisë janë këto dhe kushtet janë të limituara si nga ana buxhetore, ashtu edhe nga infrastruktura.

“Nuk do na duhet të mbajmë mbi shpatulla një barrë që nuk e mbajmë dot. Jemi të thirrur në kauzë për shkak të arsyeve që kanë të bëjnë me gjeografinë, korridori i Ballkanit, por edhe për shkak të përgjegjësive që mbajmë në kuadër të rrugës tonë drejt BE-së. Kjo është një nga ato sfida që përballet në mënyrë të përbashkët”-deklaroi Tahiri.

 

Shperndaje