Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Ministri Tahiri: “Gjesti fisnik i 2 policëve, shpëtuan jetën e një koteleje!”

Ministri Tahiri: “Gjesti fisnik i 2 policëve, shpëtuan jetën e një koteleje!”
September 20
11:21 2016

Të zotët e një maceje të vogël në Tiranë janë shprehur se dy policë janë kthyer në heronjtë e tyre, pasi kanë shpëtuar kotelen e vogël që ata mbanin në shtëpi, e cila ishte futur poshtë një makine dhe kishte ngecur aty.

Moti ka qenë shumë i keq mbrëmjen e djeshme, megjithatë për disa minuta policët kanë mundur ta shpëtojnë kotelen.

Këtë episod të këndshëm e ka shpërndarë edhe ministri Tahiri me anë të një videoje në Facebook, duke thënë: “2 policë patrulle, Arsela dhe Enea, dje natën shpëtuan këtë kotele në Tiranë. Gjest fisnik për policinë që duam, faleminderit! Motiv perfekt për ata që do na shajnë përsëri, si çdo ditë”.

/Blitz.al/

Shperndaje