Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Ministri Manjani: Reforma në drejtësi do të mbyllet brenda vitit

Ministri Manjani: Reforma në drejtësi do të mbyllet brenda vitit
March 18
12:01 2016

Ministri i Drejtësisë Ylli Manjani, në një intervistë për News 24, u shpreh pas raportit të Komisionit të Venecias, e vetmja gjë që ka mbetur është diskutimi  nga palët politike të majta e të djathta, për të arritur një marrëveshje mbi reformën në drejtësi.

Forcat politike duhet të gjejnë gjuhën e përbashkët edhe për sa u përket ndryshimeve kushtetuese, që më pas do të hapin rrugën për miratimin e reformës.

Një tjetër aspekt ku është ndalur Manjani, duke e lidhur me domosdoshmërinë për aprovimin dhe implementimin e reformës së shumëpërfolur, është lirimi i Domart Konjarit, i dënuar nga  autoritetet franceze për trafik droge si dhe i dyshuar për përfshirje në 8 vrasje. Sipas Manjanit, ky është një nga ato vendime që qëndron jashtë çdo logjike.

 

Komento
Shperndaje