Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Ministri izraelit-belgëve: Mos hani çokollata, por luftoni terrorizmin!

Ministri izraelit-belgëve: Mos hani çokollata, por luftoni terrorizmin!
March 23
19:10 2016

Ministri i Inteligjencës dhe Energjisë Atomike në Izrael, Yisrael Katz, ka reaguar një ditë pas sulmeve të shënuara në Bruksel. Teksa ka kritikuar sigurinë e dobët të Belgjikës, ai ka thënë se nëse belgët vijojnë të hanë çokollata dhe të shijojnë jetën në përputhje me ligjet demokratike të vendit dhe nuk e kuptojnë se disa prej myslimanëve po planifikojnë sulme terrori, ata nuk do munden të luftojnë terrorizmin.

Në vijim të kritikave referuar sigurisë së dobët të vendeve europiane, ai shprehet se ka ardhur koha që disa ndër teknikat e sigurisë së Izraelit të përdoren edhe në Europë. Ministri është i vetëdijshëm se Europa nuk do e miratonte një sistem të ngjashëm sigurie, megjithatë nevojitet që të ndërmarrë një masë gatishmërie.

Referuar Belgjikës, ministri Katz sugjeron që vendi i prekur ditën e djeshme nga sulmet të mbyllë menjëherë kufijtë dhe të ndalojë emigrantët myslimanë të deportojnë në vend.

Komento
Etiketimet
Shperndaje