Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Ministri i ri Sokol Dervishaj betohet përpara presidentit Nishani

September 09
16:51 2016

...

Ministri i ri i Transportit dhe Infrastrukturës, Sokol Dervishaj, është betuar ditën e sotme përpara Presidentit të Republikës së Shqipërisë, Bujar Nishani.

Në seancën plenare të ditës së djeshme, u miratua me 72 vota pro dekreti për shkarkimin e ish-ministrit Haxhinasto dhe më pas u miratua dekreti për emërimin  e Sokol Dervishajt në këtë post.

Pak ditë më parë, Edmond Haxhinasto bëri me dije dorëheqjen e tij nga posti i ministrit të Transporteve dhe të Infrastrukturës. Ai kërkoi dorëheqjen përmes një letre dërguar kryeministrit Rama, ku shprehej se tërhiqej për shkak të angazhimeve të tij në parti. /Blitz.al/

Komento