Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Ministri i Jashtëm gjerman: “Qershori 2019? Jo çelje automatike e negociatave”

Ministri i Jashtëm gjerman: “Qershori 2019? Jo çelje automatike e negociatave”
September 19
13:29 2018

Ministri i Jashtëm gjerman, Heiko Mass ka mbërritur ditën e sotme në Tiranë dhe në një konferencë të përbashkët për shtyp me homologun e tij Ditmir Bushati, deklaroi se “qershori i vitit 2019 nuk do të thotë çelje automatike e negociatave për anëtarësim në BE”.

“Në qershor të këtij viti u mor një vendim orientues në kuadër të BE-së, përsa i përket fillimit të mundshëm të anëtarësimit të Shqipërisë në 2019-ën. Është një vendim që tregon gjithashtu vlerësim për reformat që janë ndërmarrë në vitet e fundit në Shqipëri dhe mendoj që ka qenë vërtet një angazhim mjaft energjik politik. Në të njëjtën kohë, siç e dimë, shtetet anëtare të BE-së kanë bërë të qartë që qershori i 2019-ës nuk do të jetë një automatizëm përsa i përket nisjes apo çeljes së bisedimeve të anëtarësimit, kriteret janë të qarta, ekzistojnë hapa apo rezultate të tjera përsa i përket reformave që të bindim të gjithë ata që janë skeptikë përsa i përket këtij procesi”, – tha Mass.

“Në ditët e fundit Shqipëria ka dalë, më duhet të them, përmes reformës në sistemin e drejtësisë, që të bëjë një hap gjigand në këtë drejtim, pikërisht përmes të cilit janë verifikuar gjykatës apo prokurorë dhe kjo është një arritje që do të vendosë kritere dhe përtej vendit tuaj, në të gjithë rajonin, dhe mendoj që është një rrugë që do të ndikojë në luftën kundër krimit të organziuar dhe korrupsionit. Do vazhdojmë të mbështesim më tej Shqipërinë në këto reforma”, – shtoi Mass.

Ndërkohë, Ministri ynë i Jashtëm, Ditmir Bushati u shpreh se “rruga drejt anëtarësimit europian është një e përpjetë që duhet të shoqërohet me arritje konkrete”.

Burimi: Top Channel

Komento
Shperndaje