Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani: Përmbarimi nuk konfiskon dot më apartamentet me kontratë

Ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani: Përmbarimi nuk konfiskon dot më apartamentet me kontratë
November 18
16:06 2016

Nga Anduena Llabani

Ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani, deklaron se në bazë të një udhëzimi, “pallatet e ndërtuara me leje ndërtimi, apartamentet e të cilëve janë kaluar te qytetarët me kontratë sipërmarrjeje, por që ende nuk janë regjistruar, janë të mbrojtur”.

“Përmbarimi nuk mund të konfiskojë apartamentet me kontratë dhe të banuara. Me këtë udhëzim mbrojmë qytetarët që kanë shpenzuar para për të blerë një banesë”,- ka thënë ministri.

Gjithashtu, Manjani sqaroi se përmbarimi ka ende fuqi të plotë ligjore që të ndjekë ndërtuesit me borxhe, por jo në kurriz të qytetarëve që kanë derdhur djersë për të blerë shtëpitë:

“Mësimi është që cilido që do të blejë një pasuri të paluajtshme duhet ta bëjë këtë gjë në zyrën e noterit e askund tjetër”./Blitz.al/

Komento
Shperndaje