Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Ministri grek Kotzias takim me Ramën, në mesditë takon Bashën

Ministri grek Kotzias takim me Ramën, në mesditë takon Bashën
June 07
10:53 2016

Gjatë ditës së dytë të vizitës së tij zyrtare në Tiranë, Ministri i Jashtëm i Greqisë, Nikos Kotzias, është takuar me kreun e Qeverisë, Edi Ramën. Pas këtij takimi, referuar axhendës, ai do marrë pjesë në aktivitetin e organizuar në bashkëpunim me Universitetin e Tiranës me temë: “Mbi rëndësinë e marrëdhënieve shqiptaro-greke për të ardhmen evropiane të rajonit” që zhvillohet në godinën “Liria – Aula Magna”, të Qytetit Studenti.

Në mesditë, Ministri i Jashtëm i Greqisë do të takojë kryetarin e Partisë Demokratike, Lulzim Basha. Ditën e djeshme, ai zhvilloi takime me homologun shqiptar Ditmir Bushati dhe Kreun e Lartë të Shtetit, Bujar Nishani.

Komento