Ministri gjerman: Të ndalohet mbulimi i fytyrës në ambiente publike

Ministri i Brendshëm i Gjermanisë Thomas De Maiziere ka kërkuar që të ndalohen gratë myslimane të mbajnë ferexhe në publik.
“Konservatorët bien dakord se ne dëshirojmë të paraqesim kërkesë juridike për të ndaluar mbulimin e fytyrës në vendet ku është e domosdoshme për bashkëjetesën e shoqërisë sonë, në zyrat publike, në zyrat e gjendjes civile, në shkolla dhe universitete, në shërbimin civil dhe në gjykata. Mbulimi i fytyrës nuk ka vend në shtetin tonë dhe nuk është në harmoni me kuptimin tonë të femrës. Ne dëshirojmë t’ia tregojme fytyrën njëri-tjetrit dhe për këtë arsye biem dakord për t’a refuzuar mbulimin e saj, cështja është si t’a bëjmë këtë nëpërmjet ligjit”. -ka thënë De Maiziere.
Gjithashtu edhe kancelarja gjermane Angela Merkel ka thënë se gratë që mbajnë ferexhe e kanë të vështirë integrimin në shoqëri. Kjo çështje vazhdon të ngelet shumë komplekse si politikisht ashtu dhe juridikisht./Blitz.al/