Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Ministri gjerman Steinmeier në Tiranë, në fokus reforma në drejtësi

Ministri gjerman Steinmeier në Tiranë, në fokus reforma në drejtësi
June 14
11:19 2016

Paraditen e sotme, Ministri i Jashtëm i Gjermanisë, Frank Walter Steinmeier, ka bërë të ditur se do të nisej drejt Tiranës për bisedime politike. “Po nisem për bisedime politike drejt kryeqytetit shqiptar, Tirana. Ju uroj të gjithëve një ditë të mbarë”, ka shkruar ai në “Facebook”.

Mësohet se shefi i diplomacisë gjermane do të takohet me homologun Ditmir Bushati, me të cilin do të mbajë edhe një konferencë për shtyp. Ai do takohet më pas me kryeministrin Edi Rama dhe kreun e PD-së, Lulzim Basha.

Takimet do të kenë në fokus reformën në drejtësi, bashkëpunimin bilateral mes vendeve dhe zhvillimet më të fundit në rajon.

Pas lajmit të vizitës, kreu i Qeverisë ka përshëndetur ardhjen e ministrit gjerman. “Mikpresim sot një mik të madh Ministrin e Jashtëm Gjerman, Frank Walter Steinmeier, mbështetes i madh i Shqipërisë për hapjen e negociatave”, ka shkruar ai në “Facebook”.