Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Ministri Fatmir Xhafaj bën një paralajmërim të fortë: “Policia do t’jua nxijë jetën”

Ministri Fatmir Xhafaj bën një paralajmërim të fortë: “Policia do t’jua nxijë jetën”
April 16
11:45 2018

Ministri i Brendshëm Fatmir Xhafaj deklaroi sot gjatë Forumit për Sigurinë se brenda pak muajsh janë goditur 7 grupe kriminale dhe janë arrestuar drejtues e anëtarë të këtyre grupeve.

Ai ka dhënë një mesazh të drejtpërdrejtë për grupet që ushtrojnë aktivitetin e tyre në Shqipëri por edhe jashtë saj, duke i thënë se policia do t’ua nxijë jetën.

“Shteti është shumë më i fortë se çdo lloj krimineli. Ata duhet ta kenë shumë të qartë që policia do t’jua nxijë jetën në mënyrë që veprimtaria e tyre kriminale të përballet me drejtësinë. Krijojnë shqetësime për rendin, për sigurinë, për jetën e qytetarëve. Jemi në një betejë pa kompromis!”, – deklaroi Xhafaj. /Blitz.al/

Komento
Shperndaje