Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Aksidentohet ministri Bushati, policia fsheh ngjarjen

Aksidentohet ministri Bushati, policia fsheh ngjarjen
April 08
20:23 2016

Ministri i Jashtëm Ditmir Bushati dhe eskorta e tij janë aksidentuar përgjatë Rrugës së Kombit. Lajmi është bërë i ditur nga deputetja e PD-së, Albina Deda, ndërkohë që aksidenti është shënuar rreth dy orë më parë. Nga ana tjetër, policia nuk dha asnjë informacion për ngjarjen.

“Sipas një informacioni që më erdhi, Ministri Bushati me eskortën e tij kanë bërë aksident përgjatë rrugës së Kombit (në afërsi të Geziqit). Policia e komisariatit Mirdite është në vendngjarje.”, shkruan deputetja Deda. Pas publikimit të lajmit, Policia e Shtetit konfirmoi se ministri nuk ka pësuar asnjë dëmtim.

Burime të spitalit të Rrëshenit kanë bërë me dije se kanë marrë informacione lidhur me aksidentin, por pasi kanë shkuar në vendngjarje nuk kanë gjetur gjë.

Dyshohet se shkak i aksidentit është bërë lagështira e tepërt në rrugë, ndërkohë që nga informacionet e para bëhet me dije se nuk ka të dëmtuar. Eskorta e ministrit përbëhej nga dy mjete, makina ku udhëtonte Bushati dhe një automjet shoqërues. Nuk dihet ende se cila nga të dyja makinat është përfshirë në aksident.

Ministri i Jashtëm ndodhej në qytetin e Kukësit në kuadër të një takimi dhe ishte nisur drejt Tiranës rreth orës 18:30.

Komento