Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Milot, familja Lleshi kërcënon me vetëflijim: Do të hedhim veten në erë

Milot, familja Lleshi kërcënon me vetëflijim: Do të hedhim veten në erë
October 19
14:37 2016

Një familje në Milot kërcënon me vetëvrasje. Ata kanë marrë dy bombola gazi dhe kërcënojnë se do të hedhin veten në erë.

“Do të hedhim veten në erë, na kanë lënë në mes të katër rrugëve”, – është shprehur kryefamiljari.

Atyre u është përmbytur shtëpia prej 2 javësh dhe askush nuk u ka shkuar në ndihmë, ndërsa gjysma e shtëpisë ndodhet nën ujë.

Situata e vështirë ekonomike në familjen Lleshi ka bërë që gjashtë pjesëtarë të saj, të dalin në mes të rrugës duke protestuar teksa mbajnë në duar dy bombola gazi 25 kilogramëshe dhe një shkrepëse.

Pjesëtarët e familjes Lleshi kërkojnë që t’u jepet një zgjidhje për situatën në të cilën ndodhen, përndryshe kërcënojnë se do të vetëflijohen./Blitz.al/

Shperndaje