Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Miliarderët dhurojnë miliona euro për rindërtimin e Katedrales Notre-Dame të Parisit

Miliarderët dhurojnë miliona euro për rindërtimin e Katedrales Notre-Dame të Parisit
April 16
09:58 2019

Struktura e katedrales më të njohur në botë ka shpëtuar dhe president i Francës Macron është shprehur se ajo do të rindërtohet e sigurosht ky është një lajm i mirë . Të gjitha veprat e artit që kanë qenë në brendësi katedrales janë ruajtur dhe transferuar brenda natës në Hotel de Ville, seli e komunës. Sipas autoriteteve vendase veprat do të transferohen në muzeun e Louvre ditën e sotme dhe të nesërme.

9 orë betejë me flakët, dhe zjarrfikësit  arritën të vënë nën kontroll zjarrin që përfshiu një pjesë të madhe të katedrales së Notre Dame de Paris. Autoritetet franceze thanë se arritën të shpëtojnë nga djegia dy nga kullat e katedrales dhe strukturën shkëmbore të godinës Gotike, 850-vjeçare.

Ndërkohë në të gjithë Francën kanë nisur fushta për mbledhjen e fondeve për rikonstuksionin e katedrales së famshme. I pari që dhuroi 100 milionë euro ka qenë miliarderi francez, François-Henry Pinault, bshkëshorti i aktores së njohur Salma Hayek dhe pronar i Kering group, që përfshin linjat e famshme të modës, Guçi dhe Yves Saint Laurent.

“Unë dhe babai im kemi vendosur të dhurojmë 100 milionë euro për rikonstruksionin e katerdrales Notre Dame”- ka thënë në një njoftim për shtypin francez.

Edhe një tjetër familje e pasur në Francë ajo, Arnault pronare e grupit luksoz, LVMH që përfshin mbi 70 marka të njohura si Christian Dior, Bulgari, Guerlain dhe Louis Vuitton ka njoftuarse do të dhurojë 200 milionë euro për rikonstuksionin e katedrales.

Komento
Shperndaje