Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Milano, shkatërrohet banda shqiptare

Milano, shkatërrohet banda shqiptare
November 30
09:56 2016

Policia italiane ka shkatërruar një tjetër bandë me shqiptarë që trafikonin lëndë narkotike dhe përdornin vajza të reja për prostitucion.

Në operacionin e koduar “Toka jonë”, policia italiane ka arrestuar 14 persona, që raportohet të jenë shtetas shqiptarë, të cilët merreshin me transportin e shitjen e lëndës narkotike në Itali e Holandë, si dhe organizonin prostitucionin e disa vajzave si tutorë. Deri tani nuk mësohet ende identiteti i të arrestuarve.

Autoritetet italiane bënë me dije se hetimet kanë nisur që në janar të vitit 2015, ndërkohë që tashmë është vendosur të veprohet, pasi janë mbledhur faktet e provat e mjaftueshme.

Gjithashtu mësohet se tutorët shqiptarë përdornin shtetase shqiptare, rumune e moldave për prostitucion, ndërkohë që droga, kryesisht kokainë, merrej nga Holanda dhe shitej në Itali. /Blitz.a/

Komento
Shperndaje