Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Milano – Alarmi për bombë, i rremë! Ishte vetëm një bateri…

Milano – Alarmi për bombë, i rremë! Ishte vetëm një bateri…
July 25
19:17 2016

Bie poshtë pista e bombës në stacionin qendror të metrosë së Milanos.

Pakoja e dyshimtë rezultoi të kishte thjesht një bateri me disa qarqe elektrike, që për më shumë se një orë mbajti pezull shumë forca policie.

Fatmirësisht nuk kishte eksploziv, por gjithsesi nuk bëhet fjalë për një pako normale të harruar nga udhëtarët. Forcat e policisë kanë filluar të shikojnë filmimet e kamerave për të kuptuar se cili është personi që e ka lënë objektin në atë zonë aq të frekuentuar nga njerëzit.

“Pakoja u shpërthye në distancë nga policia, por nuk kishte eksploziv. Me shumë mundësi ishte një gjest i qëllimshëm për të përhapur panik, por rezultoi i padëmshëm”, – shprehet ministri i Brendshëm italian, Angelino Alfano.

Sipas asaj që raporton “Atm”, ka filluar sërish qarkullimi normal i trenave në dy linjat e bllokuara. /Blitz.al/

Komento
Etiketimet
Shperndaje