Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Mikrobusi pëson defekt, pasagjerët: Shoferi po na mban peng

Mikrobusi pëson defekt, pasagjerët: Shoferi po na mban peng
August 19
18:11 2016

Një mikrobus i linjës Tiranë-Sarandë me rreth 30 pasagjerë ka pësuar defekt në afërsi të fshatit Kafaraj të Fierit. Si pasojë e defektit të rëndë në motor, pasagjerëve u është dashur të prisnin gjatë.

Ata tentuan të zbrisnin nga ai mikrobus për të hipur në një tjetër mjet të së njëjtës linjë, por nuk janë lejuar nga drejtuesi i mjetit. Mësohet se shoferi i ka penguar pasagjerët duke bllokuar valixhet e tyre.

Vetëm disa prej tyre kanë mundur të largohen, ndërkohë që të tjerëve u është dashur të presin. /Blitz.al/

Komento
Etiketimet
Shperndaje