Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

“Microsoft” mbështet legalizimin e marijuanës

“Microsoft” mbështet legalizimin e marijuanës
June 22
13:54 2016

Gjiganti “Microsoft” ka vendosur së fundmi t’u bashkohet disa kompanive të tjera që mbështesin kultivimin e marijuanës. Tashmë që marijuana është e ligjshme për përdorim mjekësor në 20 shtete, një sërë kompanish kanë mbështetur nismën, mes tyre edhe “Microsoft”.

Lajmi është konfirmuar edhe nga zëdhënësi i gjigantit kompjuterik. Partneriteti i arritur është një mundësi mjaft fitimprurëse për qeverinë amerikane, së cilës do t’i ofrohet asistencë që do të ndihmojë ciklin e detajuar të prodhimit të marijuanës.

Në një prononcim për mediat, drejtori i “Microsoft” për Marrëdhëniet me Shtetin, Kimberly Nelson, ka deklaruar se “Kind” pranon që “Azzure Government” është e vetmja platformë që përmbush standardet e programit të legalizimit të marijuanës.

Etiketimet
Shperndaje