Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Michael Schumacher hedh hapat e parë?

Michael Schumacher hedh hapat e parë?
August 29
12:42 2016

Tifozët e legjendës së Formula 1, Michael Schumacher, janë ende të paqartë lidhur me gjendjen e tij shëndetësore. Nga raportimet e deritanishme pretendohet se Schumacher mundet të ecë, pas shumë muajsh qëndrimi në krevat.

Kampioni i Formula 1 po përmirësohet çdo ditë që kalon, sipas “GameNguide”. Ndërkohë që progresi i tij është i ngadaltë, thuhet se ai është në gjendje të ecë me ndihmën e terapistit të tij.

Shumë tifozë të tij u ngazëllyen nga ky lajm, por nuk ka asnjë deklaratë zyrtare mbi gjendjen aktuale shëndetësore të ish-kampionit të F1. Familja është treguar e përmbajtur për të shmangur thashethemet e pabaza. Pavarësisht se asnjë prej familjarëve nuk ka reaguar, nëse thashethemet janë të vërteta, atëherë Michael Schumacher është në rrugën drejt rikuperimit. /Blitz.al/

Etiketimet
Shperndaje