Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Meta vlerëson PBDNJ: Përfaqësuese e denjë e minoritetit grek

Meta vlerëson PBDNJ: Përfaqësuese e denjë e minoritetit grek
July 02
15:45 2016

Kryeparlamentari Ilir Meta uroi Partinë Bashkimi për të Drejtat e Njeriut për organizimin e Kongresit dhe shprehu vlerësimin për rolin e moderuar dhe konstruktiv që ajo luan në politikën shqiptare, por  edhe si një faktor kontribuues në të gjitha zhvillimet politike të vendit.

Ai e ka vlerësuar PBDNJ-në dhe për misionin e saj përgjatë viteve si një përfaqësuese dinjitoze e minoritetit grek dhe mbrojtëse e të drejtave të njeriut. Sipas kreut të Kuvendit, PDBDNJ ka demonstruar gjithmonë një politikë racionale, konstruktive dhe parimore duke ndihmuar dhe promovuar dialogun politik. Meta shprehu besimin se PBDNJ do vazhdojë të japë të njëjtin kontribut dhe në të ardhmen.

Komento
Etiketimet
Shperndaje