Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Meta takohet me Thaçin

Meta takohet me Thaçin
November 29
18:07 2016

Kreu i Kuvendit të Shqipërisë, Ilir Meta, ka takuar Presidentin e Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, me të cilin ka biseduar për bashkëpunimin mes dy shteteve tona.

Përmes një njoftimi në Facebook, Thaçi shkruan se duhet vazhduar me shkëmbimin e përvojave ndërshtetërore, për të forcuar më shumë demokracinë parlamentare në Shqipëri dhe Kosovë.

“Gjatë qëndrimit tim në Tiranë zhvillova një takim edhe me kryetarin e Kuvendit të Shqipërisë, Ilir Meta, me të cilin biseduam për bashkëpunimin ndërmjet dy shteteve tona. Shqipëria ka bërë hapa përcaktues drejt anëtarësimit në Bashkimin Europian, derisa Kosova, pas MSA-së, pret liberalizimin e vizave dhe dinamikë të shtuar drejt anëtarësimit në BE.
Orientimi kah vlerat euroatlantike dhe perëndimore është një ndër arritjet më strategjike të shqiptarëve në këtë shekull”,- përfundon Thaçi. /Blitz.al/

Komento
Shperndaje