Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Meta: S’kanë lindur burra që të më shantazhojnë, ja përpara kujt përulem!

Meta: S’kanë lindur burra që të më shantazhojnë, ja përpara kujt përulem!
August 05
16:07 2016

Kreu i Kuvendit e njëherazi kryetari i LSI-së, Ilir Meta, shprehet i sigurt se nuk ka ndonjë çështje të ngritur ndaj tij, pasi të gjitha çështjet kanë qenë politike. Ai thekson se ka dhënë shembullin se si mund të përballohen me kurajë këto procese politike.

“Jam trajnuar nga zoti Berisha që në vitin 1992, kur isha isha 23 vjeç, si i pari deputet opozitar që m’u hoq imuniteti e që kërcënohesha çdo ditë me burg për të ashtuquajturën kryengritje të Poliçanit. Kështu që mua nuk më shqetësojnë aspak akuzat e çështjet që hapen në emrin tim. Nuk kanë lindur ende në këtë botë burra, vendas apo ndërkombëtarë, që të shantazhojnë Ilir Metën si politikan. Unë përulem vetëm para arsyes, të drejtës e të mirës, në politikë, në jetë e në shoqëri”, – është shprehur Meta në intervistën për revistën “Mapo”, përcjell Blitz.al.

Ndër të tjera, kryeparlamentari thekson se asnjëherë nuk ka kërkuar që të bëhet faktor, megjithatë askush s’mund ta përjashtojë atë nga angazhimi për stabilitetin e vendit, sidomos kur ky stabilitet cenohet.

Burimi: Mapo.al

/Blitz.al/

Komento
Etiketimet
Shperndaje