Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Meta shmang Ramën, shtrëngon dorën me Berishën…

Meta shmang Ramën, shtrëngon dorën me Berishën…
July 24
17:40 2017

Pas betimit në parlament, presidenti Ilir Meta ka mbajtur një fjalim në institucionin që drejtoi për 4 vjet dhe në përfundim ka pasur edhe një shtrëngim duarsh me ish-kolegët e tij…por kurrsesi me kryeministrin Edi Rama.

Mes Metës dhe Ramës nuk ka pasur asnjë përshëndetje formale. Ai është afruar deri te podiumi ku qëndronin kryeministri dhe ministrat, ka përshëndetur Bashkim Finon dhe më pas ka zbritur poshtë.

Meta është ndalur disa sekonda duke shtrënguar duart dhe shkëmbyer buzëqeshje me ish-kryeministrin Sali Berisha si dhe ish-kryetaren e parlamentit Jozefina Topallin./Blitz.al

Shperndaje