Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Meta: Reflektim e leksion nga demokracia amerikane. Mbetemi miq të fortë

Meta:  Reflektim e leksion nga demokracia amerikane. Mbetemi miq të fortë
November 09
10:04 2016

Kreu i LSI-së, Ilir Meta, ka shprehur urimet e tij për presidentin e ri të Amerikës, Donald Trump.

“Urim i madh për presidentin e sapozgjedhur. Pak ditë më parë të gjithë patëm shqetësime për një polarizim pak më të pazakontë, një frikë që nuk ekziston më tani. Amerika është një vend me demokraci të jashtëzakonshme. Duhet të reflektojmë e mësojmë nga këto eksperienca. Mesazhi për qytetarët është tepër i rëndësishëm, sepse janë ata që do të vendosin, jo mediat. Ky është një mësim i rëndësishëm. Politika tradicionale, establishmenti,  duhet të gjejë lidhjet me qytetarët duke u përmirësuar. Unë jam i bindur se këto zgjedhje do t’i forcojnë marrëdhëniet mes Shqipërisë dhe SHBA-ve”,- përfundoi Meta në intervistën e tij për News24. /Blitz.al/

Komento
Shperndaje