Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Meta për reformën në drejtësi: Përfundoi dje, të gatshëm për ta votuar në çdo moment

Meta për reformën në drejtësi: Përfundoi dje, të gatshëm për ta votuar në çdo moment
May 05
10:53 2016

Kryetari i Kuvendit të Shqipërisë, Ilir Meta, ka reaguar sot lidhur me dakordësinë e arritur në Komisionin e Reformës në Drejtësi. Në një prononcim për mediat, ai tha se grupi parlamentar është i gatshëm ta votojë në çdo moment reformën që përfundoi dje pas fjalës përfundimtare të Komisionit të Venecias dhe ekspertëve të Euralius dhe Opdate.

“Ne mund të vazhdojmë debatet dhe për shumë vite, por jemi të ndërgjegjshëm se çdo minutë që kalon është kundër nesh dhe rrezikon progresin në raport me BE, arritjen e një konsensusi për çeljen e negociatave. Mesazhet janë bërë të qarta nga Mogherini dhe Hahn. Absolutisht mendoj se tani duhet të ecim drejt procedurave parlamentare për të votuar këtë reformë. Është e drejta e opozitës të kërkojë disa ditë më shumë, ndërsa për LSI votimi ka filluar që dje. Në çdo moment që do kërkohet votimi votat tona do jenë për këtë variant,” tha ndër të tjera Meta.